Pharmasept – Heliodor Kids Sun Spray (SPF 50)

Çmimi origjinal qe: 3850 L.Çmimi i tanishëm është: 3465 L.

Përshkrimi i Produktit

Pharmasept Heliodor Kids Sun Spray (SPF 50)
Spraj dielli për fëmijë me mbrojtje të lartë SPF 50 për fytyrën dhe trupin. Me filtër 100% natyral oksid zinku, ZANO 20, në formë jo nano, që nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Ofron mbrojtje efektive me spektër të gjerë (UVA dhe UVB) dhe vepron menjëherë pas aplikimit.
Ka teksturë të këndshme të lehtë për aplikim dhe është ultra-rezistent ndaj ujit dhe djersës. Mbrojtja nga dielli e gamës heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër shumë i sigurtë edhe për lëkurën më të ndjeshme.

Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme.
Nuk përman dioksid titani, vajra mineral, parafinë, silikone,parabenë, fenoksietanol
0% filtra kimikë UV
Nuk përmban alkool

Karakteristikat e produktit

Veprim hidratues dhe qetësues

I pasuruar me vaj kamomil dhe kalendul që ofrojnë veprim hidratues dhe qetësues për lëkurën e fëmijës.
100% formulim vajor

Formulimi i sprayt është nga 100% vajra për thithjen efektive të substancave të dobishme në lëkurë, duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe të hidratuar.
I sigurtë për rrugët e frymëmarrjes

Spraj mbrojtës ndaj diellit është testuar me sukses në testin e matjes së grimcave Aerotrac II, për përdorim të sigurtë gjatë spërkatjes edhe nëse padashur thithet me hundë gjatë frymarjes.
Formula e biodegradueshme

Produktet e kujdesit ndaj diellit Heliodor kanë formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në detet dhe oqeanet tona.
Paketim Ekologjik

Paketimi me spërkatje është nga polietileni 20% i ricikluar, në mënyrë që të zvogëlojë mbetjet mjedisore.

Udhëzime mbi përdorimin

Tundeni mirë para përdorimit.
Aplikojeni në lëkurën e fëmijës pak para ekspozimit në diell.
Spruconi një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë dhe trup.

Filtro
Produktet
0
Shporta
Kërko