Vitabiotics – Menopace Original

Përshkrimi i Produktit

Balancë ushqimore gjatë dhe pas menopauzës

Një ushqyerje e rregullt është e rëndesishme gjatë dhe pas menopauzës. Menopace është një suplement efektiv që përmban 22 lëndë ushqyese të formuluara shkencërisht gjatë dhe pas kësaj periudhe ndryshimi.

Rregullim hormonal

Gjatë menopauzës, nivelet e hormoneve ndryshojnë. Menopace përmban vitaminën B6 që ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal.

Ndihmon në mireqënie gjatë menopauzës

Menopace gjithashtu përmban vitaminë B12 dhe tiaminë (vitaminë B1) që kontrbuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Kjo formulë përmban gjithashtu nivele të moderuara të ekstrakteve të isoflavoneve të sojës (20mg) për të ofruar isoflavone të Daidzein, Glycitein dhe Genistein që janë komponentë të bimës.

Estrogjeni ka një efekt pozitiv në prodhimin e kolagjenit, një subastancë që formon pjesë të matriksit të strukturës së kockave dhe lëkurës. Pas menopauzes, nivelet e estrogjenit dhe rrjedhimisht të kolagjenit bien ndjeshëm. Menopace përfshin Vitaminë C që ndihmon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës, kërceve, dhëmbëve, kockave dhe enëve të gjakut.

Shëndeti i zemrës

Mendohet se nivelet e ulëta të estrogjenit mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular dhe zemrës në femrat në moshë. Menopace përfshin tiaminë (tiamine) që kontribuon në funksionimin normal të zemrës, ndërkohë që vitminat B6 dhe B12 plus folatin kontribuojnë në metabolizmin e homocisteines.  Mbajtja e niveleve të ulëta të aminoacidit në gjak të homocisteinës është e lidhur me shëndetin e zemrës.

Minerale për shëndetin e kockave

Shëndeti i kockave është veçanërisht e rëndesishme për femrat gjatë dhe pas menopauzës, sepse masa kockore ulet. Menopace ofron magnezium, zink dhe vitaminë D që kontribuojnë në mbajtjen e kockace të shëndetshme. Vitamina D gjithashtu kontribuon në absorbimin dhe përdorimin e kalçiumit nga dieta. Menopace është e dizenjuar për tu marrë së bashku me një suplement kalçiumi siç është Osteocare.

Jetë aktive

Vitamina B12, biotina dhe miralet hekur dhe bakër kontribuojnë në energji, plus vitamina D ndihmon në një sistem imunitar të fortë.

  • E përshtatshme për vegjetarianë
  • Pa xhelatinë
  • Pa gluten
  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa konservantë
  • Pa kripë, maja dhe laktozë
  • Menopace nuk është e testuar në kafshë

Udhëzime mbi përdorimin

Një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Pijeni me ujë osë nje pije të ftohtë. Mos e pertypni. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Të merret me stomak plot.

Nutrientët Mesatarja për 1 tabletë % DDR*
Vitamin A (2500 IU) 750µg RE 94
Vitamin D (as D3 200 IU) 5µg 100
Vitamin E (Natural Source) 30mg α-TE 250
Vitamin C 45mg 56
Thiamin (Vitamin B1) 10mg 909
Riboflavin (Vitamin B2) 5mg 357
Niacin (Vitamin B3) 20mg NE 125
Vitamin B6 10mg 714
Acid Folik 400µg 200
Vitamin B12 9µg 360
Biotin 30µg 60
Pantothenic Acid 30µg 60
Magnesium 100mg 27
Hekur 6mg 43
Zink 15mg 150
Bakër 1000µg 100
Manganese 0.5mg 25
Selenium 100µg 182
Chromium 50µg 125
Iodine 225µg 150
PABA 25mg
Isoflavone Soje 20mg
Filtro
Produktet
0
Shporta
Kërko