Politika e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Politika e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

arditfarma.al angazhohet të mbrojë privatësinë dhe të dhënat personale të klientëve të saj, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave

  • Realizimin dhe dorëzimin korrekt të porosive të kryera në arditfarma.al
  • Përmirësimin e cilësisë së shërbimit
  • Komunikimin e informacioneve në lidhje me porositë dhe shërbimet që mund të jenë në interes të klientit

Komunikimet promocionale

Klienti ka të drejtë të refuzojë në çdo kohë marrjen e ofertave promocionale dhe njoftimeve marketingu nga arditfarma.al.

Ruajtja dhe shpërndarja e të dhënave

Të dhënat personale ruhen në mënyrë të sigurt dhe përdoren vetëm për ofrimin e shërbimeve. Ato mund t’u komunikohen partnerëve tregtarë vetëm me pëlqimin paraprak të klientit.

Siguria e të dhënave

Të dhënat personale mbrohen përmes masave të sigurisë, përfshirë përdorimin e fjalëkalimit nga ana e klientit gjatë blerjeve online.

Klienti është përgjegjës për ruajtjen konfidenciale të fjalëkalimit të tij. Nëse dyshohet për përdorim të paautorizuar të llogarisë, klienti duhet të njoftojë menjëherë ekipin e arditfarma.al.

Të drejtat e klientit

  • Akses në të dhënat personale
  • Korrigjim ose përditësim i të dhënave
  • Fshirje e të dhënave
  • Kundërshtim i përpunimit të tyre

Për ushtrimin e këtyre të drejtave, ju lutemi na kontaktoni në çdo kohë në: https://arditfarma.al/kontakt