Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Bionike – Shine On Nutri-Hair Restructuring Conditioner
Çmimi origjinal qe: 1550 L.1240 LÇmimi i tanishëm është: 1240 L.
Përshkrimi i Produktit
Bionike Shine On Nutri-Hair Restructuring Conditioner
Balsam kremoz ideal për të riparuar dëmtimet e flokëve të thatë dhe të dobët. I pasuruar me vaj shege, ekstrakte frutash dhe silikone speciale, shumë të lehta, hidraton dhe ushqen flokët, duke e veshur atë nga rrënja deri tek majat me një film të padukshëm.
Ndihmon në zgjidhjen e problemeve të flokëve dhe lehtëson krehjen e tyre, duke i lënë flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe plot elasticitet.
Vaj shege – i pasur me acid punik (acid yndyror OMEGA-5) i cili rigjallëron dhe ushqen flokët.
Ekstraktet e frutave – ndihmojnë në dhënien e elasticitetit, butësisë dhe shkëlqimit të flokëve.
Silikoni kondicionues – lufton ngarkesën elektrostatike, duke i bërë menjëherë flokët të lehtë për t’u krehur, të butë në prekje dhe të mbrojtur nga burimet e nxehtësisë (p.sh. tharëse flokësh, piastera).
Silikoni që ruan shkëlqimin dhe mbron – formon një film shumë të hollë që e bën kutikulën e flokëve më kompakte, pa e rënduar atë. Jep vëllim dhe shkëlqim, duke zgjatur qëndrueshmërinë e ngjyrës së bojërave të flokëve.
Karakteristikat
Testuar për nikel
Pa konservues
Ristrukturues & ushqyes
Udhëzime mbi përdorimin
Pasi të keni larë flokët me shampo, shpërndani në mënyrë të barabartë një sasi të vogël produkti mbi flokët e lagur, lëreni të veprojë për 1 minutë dhe më pas shpëlajeni mirë.


