Caudalie – Anti-Ageing Premier Cru Gift Set

Çmimi origjinal qe: 6500 L.Çmimi i tanishëm është: 5850 L.

Kategori: Markë:

Përshkrimi i Produktit

Caudalie Anti-Ageing Premier Cru Gift Set
Një set ekskluziv anti-age nga Caudalie, i krijuar për të hidratuar, forcuar dhe zbutur lëkurën duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e plakjes.
Përmbajtja e setit

Caudalie Premier Cru The Eye Cream (15 ml)
Caudalie Premier Cru The Anti-Ageing Serum (10ml)
Caudalie Premier Cru The Cream (15ml)

Caudalie Premier Cru The Eye Cream (15ml)
Premier Cru Eye Cream është një krem ultra-efektiv dhe luksoz për sytë që trajton të gjitha shenjat e plakjes, zbut pigmentimet dhe ndriçon menjëherë zonën rreth syve. Tekstura e lehtë, pa aromë, lë lëkurën të ndjehet e hidratuar, e lëmuar dhe më e fortë, ndërkohë që respekton zonën delikate të syve. Rrathët e errët dhe fryrja zbehen për të nxjerë në pah një zonë të syve që shkëlqen. I përshtatshëm për sy të ndjeshëm.
Përdorimi: Merrni 1-2 pompa të kremit të syve në majë të gishtave, vendoseni në mëngjes dhe në mbrëmje në konturin e syve. Masazhoni butësisht qepallat, duke i kushtuar vëmendje të madhe cepit të syrit.
Caudalie Premier Cru The Anti-Ageing Serum (10ml)
Serumi me përqendrim të lartë acid hialuronik dhe sheqerna shtrënguese ofron hidratim intensiv dhe efekt menjëherë tonifikues, duke e bërë lëkurën më të lëmuar, elastike dhe me pamje të gjallë.
Përdorimi: Apliko disa pika të serumit në mëngjes dhe në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë, para aplikimit të kremit hidratues. Masazho me lëvizje të buta rrethore në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa të përthithet plotësisht.
Caudalie Premier Cru The Cream (15ml)
Një trajtim anti-age i jashtëzakonshëm që korrigjon të gjitha shenjat e plakjes: redukton rrudhat, njollat e errëta dhe mungesën e volumit, ndërkohë që ushqen dhe rigjeneron lëkurën në thellësi. Tekstura e lehtë zbut dhe hidraton lëkurë.
Përdorimi: Apikoni në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë dhe qafë, pas serumit.

Filtro
Produktet
4
Shporta
Kërko