Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Caudalie – VinoHydra Intensely Moisturizing Duo Set
Çmimi origjinal qe: 3300 L.2970 LÇmimi i tanishëm është: 2970 L.
Përshkrimi i Produktit
Caudalie VinoHydra Intensely Moisturizing Duo Set
Ky set hidratues ofron një kujdes të plotë për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, duke kombinuar pastrimin e butë me hidratimin e thellë për një lëkurë të qetësuar dhe të balancuar gjatë gjithë ditës.
Përmbajtja e setit
Caudalie VinoHydra Deep Hydration Moisturizer (60ml)
Caudalie VinoHydra Cleansing Gel (30ml)
Caudalie VinoHydra Deep Hydration Moisturizer
Hidratuesi VinoHydra Deep Hydration është aleati i përsosur për lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë. Hidraton intensivisht, ushqen dhe ndihmon në lehtësimin e ndjesive të shqetësimit dhe kruajtjes. Lëkura është dukshëm më elastike dhe mbetet në rehati gjatë gjithë ditës.
98% përbërës me origjinë natyrale.
I testuar dermatologjikisht.
Jo komedogjene.
Vegane.
Përdorimi: Aplikojeni VinoHydra Deep Hydration Moisturizer në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe qafë, vetëm ose pas serumit tuaj.
Caudalie VinoHydra Cleansing Gel
Xhel larës hidratues i cili pastron dhe heq make-up-in, duke e lënë lëkurën e pastër, të freskët dhe të butë. Formuluar pa silikone, tekstura e tij xhel ultra e freskët shkrihet në lëkurë gjë që e bën atë ideale edhe për lëkurat e ndjeshme.
Përbërës me 9% origjinë natyrale.
I testuar dermatologjikisht.
Nuk përmban parabene, PEG, vajra mineral, sulfate apo ingredientë me origjinë shtazore.
Përdorimi: Aplikojeni në lëkurë të lagur dhe masazhojeni butësisht për të larguar çdo papastërti. Me pas shplajeni me ujë të bollshëm.




