Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Dermedic – Trichological Scalp Peel
Çmimi origjinal qe: 2500 L.1750 LÇmimi i tanishëm është: 1750 L.
Përbërësi inovativ, izomerati i sakaridit, ndihmon në kontrollin e sasisë së mykut Malassezia furfur, i cili kontribuon në zhvillimin e zbokthit. Produkti promovon një mjedis të shëndetshëm të kokës për të maksimizuar potencialin për rritje të shëndetshme të flokëve. Për më tepër, falë ProcapilTM dhe kompleksit Pilotantum® të patentuar, ai stimulon aktivitetin e folikulave të flokëve dhe përmirëson mikroqarkullimin. Formula fluide siguron aplikim të lehtë dhe të saktë.
Përshkrimi i Produktit
Dermedic Trichological Scalp Peel
E zhvilluar nga trikologë, formula inovative e peel-ing dermatologjik është testuar klinikisht në studimet e efikasitetit dhe sigurisë. Efekti i tij bazohet në një përbërje sinergjike të pesë acideve, duke përfshirë acidin glikolik dhe acidin salicilik, Puriscalp GS-5TM i cili siguron pastrim të plotë të skalpit për të hequr qelizat e vdekura, sebumin dhe ndotësit e mjedisit dhe zhbllokon folikulat për të përmirësuar përthithjen e përbërësit aktivë.
Niacinamidet ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së kokës, pengojnë çlirimin e ndërmjetësve inflamatorë dhe kanë efekt antioksidues. Ekstrakti i aloe verës dhe i mështeknës i pranishëm në formulë sigurojnë hidratim të mjaftueshëm, reduktojnë irritimin dhe minimizojnë rrezikun e acarimit. Gjithashtu mbështet mirëmbajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të kokës.
Përbërësi inovativ, izomerati i sakaridit, ndihmon në kontrollin e sasisë së mykut Malassezia furfur, i cili kontribuon në zhvillimin e zbokthit. Produkti promovon një mjedis të shëndetshëm të kokës për të maksimizuar potencialin për rritje të shëndetshme të flokëve. Për më tepër, falë ProcapilTM dhe kompleksit Pilotantum® të patentuar, ai stimulon aktivitetin e folikulave të flokëve dhe përmirëson mikroqarkullimin. Formula fluide siguron aplikim të lehtë dhe të saktë.
Pastron në mënyrë efektive skalpin
Redukton zbokthin
Redukton sekretimin e sebumit
Qetëson irritimin dhe kruajtjen
Forcon barrierën mbrojtëse të skalpit dhe rrit nivelin e lagështisë
Hipoalergjike
E testuar klinikisht dhe trikologjikisht
Përmban ujë termal
Indikohet për skalpin e ndjeshëm me rënie të flokëve të etiologjive të ndryshme, psoriasis, të gjitha llojet e zbokthit, duke përfshirë zbokthin e thatë dhe të yndyrshëm, dermatitin seborrheik apo hiperkeratozën.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në skalp të thatë. Masazhojeni butësisht dhe me kujdes. Lëreni të veproje për rreth 5 minuta. Shplajeni mirë, më pas lajeni me një shampo të përshtatshme për llojin tuaj të skalpit dhe flokeve. Në rast kontakti me sytë, shplajeni tërësisht me ujë.
Aplikoni në frekuencën e mëposhtme:
Sklalp normal – të thatë: një herë në 2 javë.
Skalp i yndyrshëm: 1-2 herë në javë.
Zbokth/dermatiti seborrheik: 1-2 herë në javë.
Psoriasis: çdo ditë në zonat e prekura.

