Pharmasept – Hygienic Shower Cream

Larës për përdorim të përditshëm, për hidratim intensiv të lëkurës.

Përshkrimi i Produktit

Pharmasept Hygienic Shower Cream
Formulë e projektuar posaçërisht, e pasuruar me ekstrakte me origjinë bimore dhe acide yndyrore, të cilat ruajnë lagështinë në shtresën e brendshme të lëkurës, duke kontribuar në mbrojtjen e lëkurës së thatë dhe të dehidratuar.
Me aromë druri sandali dhe bajame. Është i përshtatshëm për fytyrën, trupin dhe zonat intime. Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. Nuk përmabn sapun, paraben dhe silikon.
Hidratim intensiv
Ekstrakti i bimës shea dhe acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 ofrojnë hidratim dhe ushqim intensiv, duke e lënë lëkurën jashtëzakonisht të butë.
Forcimi i barrierës së lëkurës
Kompleksi i fuqishëm Bio-lipid rrit rimbushjen e lipideve dhe funksionimin e qetë të barrierës hidrolipide, duke ofruar mbrojtje efektive kundër thatësisë dhe acarimit.
Veprim pastrues dhe deodorues
Sistemi i patentuar i pastrimit dhe deodorimit të Pharmasept ofron efekte të provuara deodoruese afatgjata dhe pastrim të butë që respekton pH e lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një sasi të mjaftueshme në lëkurë të lagur dhe lani butësisht.
Më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të bollshëm.

Filtro
Produktet
2
Shporta
Kërko