Bionike – Shine On Nutri-Hair Restructuring Conditioner

Çmimi origjinal qe: 1550 L.Çmimi i tanishëm është: 1240 L.

Kategori: Markë:

Përshkrimi i Produktit

Bionike Shine On Nutri-Hair Restructuring Conditioner
Balsam kremoz  ideal për të riparuar dëmtimet e flokëve të thatë dhe të dobët. I pasuruar me vaj shege, ekstrakte frutash dhe silikone speciale, shumë të lehta, hidraton dhe ushqen flokët, duke e veshur atë nga rrënja deri tek majat me një film të padukshëm.
Ndihmon në zgjidhjen e problemeve të flokëve dhe lehtëson krehjen e tyre, duke i lënë flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe plot elasticitet.

Vaj shege – i pasur me acid punik (acid yndyror OMEGA-5) i cili rigjallëron dhe ushqen flokët.
Ekstraktet e frutave – ndihmojnë në dhënien e elasticitetit, butësisë dhe shkëlqimit të flokëve.
Silikoni kondicionues – lufton ngarkesën elektrostatike, duke i bërë menjëherë flokët të lehtë për t’u krehur, të butë në prekje dhe të mbrojtur nga burimet e nxehtësisë (p.sh. tharëse flokësh, piastera).
Silikoni që ruan shkëlqimin dhe mbron – formon një film shumë të hollë që e bën kutikulën e flokëve më kompakte, pa e rënduar atë. Jep vëllim dhe shkëlqim, duke zgjatur qëndrueshmërinë e ngjyrës së bojërave të flokëve.

Karakteristikat

Testuar për nikel
Pa konservues
Ristrukturues & ushqyes

Udhëzime mbi përdorimin
Pasi të keni larë flokët me shampo, shpërndani në mënyrë të barabartë një sasi të vogël produkti mbi flokët e lagur, lëreni të veprojë për 1 minutë dhe më pas shpëlajeni mirë.

Filtro
Produktet
3
Shporta
Kërko