Pharmasept – Balance Intim Gel (pH 4.8)

Çmimi origjinal qe: 1480 L.Çmimi i tanishëm është: 1332 L.

Xhel intim me prebiotikë për pastrimin e përditshëm të zonës intime dhe parandalimin e nfeksioneve. Ideal për periudhën e menopauzës.

Përshkrimi i Produktit

Pharmasept Balance Intim Gel (pH 4.8)
Xhel pastrues i butë me prebiotikë për pastrimin higjienik të zonës intime. Ndihmon në mirëmbajtjen e pH, siguron veprim qetësues, dedorim të butë dhe ndjesi të freskët.
Studimi in vitro tregon se produkti favorizon rritjen e laktobacileve të dobishme duke reduktuar numrin e mikroorganizmave patogjenë. Është miqësor me laktobacilet e zonës intime dhe ideal për periudhën e menopauzës.

Balancimi i mikrobiomës së lëkurës

Agjenti prebiotik Biolin, i cili përbëhet nga një kombinim i glikooligosakarideve dhe inulinës, favorizon rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në lëkurë pa stimuluar ato të dëmshme.
Ruajtja e florës optimale të zonës intime

Produkti me pH 4.8 kontribuon në ruajtjen e florës natyrale të zonës intime.
Veprim i butë pastrues dhe deodorues

Agjentët pastrues joirritues sigurojnë pastrim të butë në zonën intime, ndërsa sistemi i patentuar i pastrimit të Pharmasept ofron veprim të provuar deodorues.
Veprim i lehtë qetësues dhe ndjesi freskie

Uji Hamamelis ofron një veprim të butë qetësues për kruajtjen dhe acarimet e mundshme të lëkurës, ndërsa mentoli ka veti të rëndësishme gjallëruese dhe deodoruese, duke dhënë një ndjesi të freskët dhe pastërti.
Veprim hidratues

Fosfolipidet biomimetike që rrjedhin nga vaji i kokosit, të njohur për vetitë e tyre antimikrobike, ndihmojnë në forcimin e barrierës lipidike dhe rivendosjen e ekuilibrit të lëkurës. Përveç kësaj, ato ofrojnë veprim hidratues dhe mbrojtje kundër thatësisë së zonës.

Nuk përmban sulfate, vaj mineral dhe silikon. Testuar dermatogjikisht në lëkurën e ndjeshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni sasinë e mjaftueshme në lëkurë të lagur . Pas aplikimit shpëlajeni me ujë.

Filtro
Produktet
3
Shporta
Kërko