Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Pharmasept – Flogo Instant Calm Spray
Çmimi origjinal qe: 1240 L.1116 LÇmimi i tanishëm është: 1116 L.
Përshkrimi i Produktit
Pharmasept Flogo Instant Calm Spray
Spray për fytyrën dhe trupin, i pasur me përbërës që lehtësojnë irritimet, skuqjet, kruajtjet dhe djegiet sipërfaqësore. Përbërësit aktivë ofrojnë veprim të butë qetësues dhe hidratues në zonën e prekur, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës. Ideale për aplikim të menjëhershëm në zonën e irrituar të lëkurës.
Veprim i lehtë qetësues dhe antiseptik
Polisakaridi b-Glucan me prejardhje natyrale ofron veprim të butë qetësues për lëkurën dhe ndihmon në rigjenerimin e zonës së prekur, ndërsa Tea Tree Oil dhe Bisabololi natyral, ofrojnë veprim të butë antiseptik për lëkurën e irrituar.
Ndjenjë lehtësuese
Mentoli ofron ndjesi ftohjeje, ndërsa vaji i Kalendulës dhe Aloe Vera, ofrojnë lehtësim për lëkurën e irrituar.
Veprim hidratues
Acidi hialuronik, provitamina B5, glicerina dhe vaji i lëvozhgës së portokallit, ofrojnë veprim hidratues dhe ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës.
Testuar dermatologjikisht dhe klinikisht në Instututin Gjerman Derma Consult.
Udhëzime mbi përdorimin
Spërkateni në lëkurë 2-3 herë në ditë. Mos e spërkatni në plagë të hapura.




