Pharmasept – Heliodor Face & Body Sun Cream (SPF 50+) Promo Pack

Çmimi origjinal qe: 3350 L.Çmimi i tanishëm është: 3015 L.

Limited edition! Me blerjen e Heliodor Face & Body Sun Cream (SPF 50+) përfirtoni dhuratë  Hygienic Shower Cream (100 ml)

Përshkrimi i Produktit

Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Cream (SPF 50+) Promo Pack
Mbrojtje dhe kujdes maksimal për lëkurën tuaj me setin Pharmasept i cili përmban Heliodor face & body (SPF 50) që siguron mbrojtje dhe hidratim intensiv, si dhe Hygienic Shower Cream (100 ml)  për një pastrim të butë dhe hidratues.
Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Cream (SPF 50+)
Krem mbrojës ndaj diellit me mbrojtje të lartë për fytyrën dhe trupin, me filtër 100% natyral i përbërë nga oksidi i zinkut në formë jo-nano, i cili nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Vepron menjëherë pas aplikimit, ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, nuk lë shenja të bardha, është ultra rezistent ndaj ujit dhe djersës.
Mbrojtja ndaj diellit e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër mbrojtës ndaj dielli shumë i sigurtë për lëkurën më të ndjeshme (filtër fizik). Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve të dëmshme (UVA, UVB, IR dhe drita blu).

Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme.
I përshtatshëm për gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe diabetikët
Përbërje vegane

Karakeristikat

Veprim hidratues: Derivate nga farërat me përmbajtje të lartë vajore për shkak të vetive ushqyese dhe të dobishme të lëkurës, i japin lëkurës një hidratim të pasur.
Veprim qetësues: Polisakaridi natyral B-Glucan dhe triesteret e glicerinës natyrale të oksigjenuar OGT-D me vetitë e dobishme për lëkurën, forcojnë barrierën e lëkurës, ofrojnë veprim qetësues ndaj irritimeve që lidhen me ekspozimin në diell, ndërkohë që rrisin elasticitetin dhe butësinë e lëkurës.
Formula e biodegradueshme: kremi i diellit ka formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeane.
Paketimi Ekologjik: Paketimi i kremit ka origjinë organike prej kallamit të sheqeri dhe është 100% i ricikluar, duke reduktuar kështu ndotjen mjedisore.
Nuk përmban: filtra kimikë UV, dioksid titani, vaj mineral, vaj, dyll parafine, silikone, alkool,parabenë, fenoksietanol

Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell. Kremi mbrojtës ndaj diellit i fytyrës dhe trupit Heliodor vepron menjëherë dhe kërkon një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë, trup dhe skalp.
Pharmasept Hygienic Shower Cream
Formulë e projektuar posaçërisht, e pasuruar me ekstrakte me origjinë bimore dhe acide yndyrore, të cilat ruajnë lagështinë në shtresën e brendshme të lëkurës, duke kontribuar në mbrojtjen e lëkurës së thatë dhe të dehidratuar.
Me aromë druri sandali dhe bajame. Është i përshtatshëm për fytyrën, trupin dhe zonat intime. Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. Nuk përmabn sapun, paraben dhe silikon.

Hidratim intensiv

Ekstrakti i bimës shea dhe acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 ofrojnë hidratim dhe ushqim intensiv, duke e lënë lëkurën jashtëzakonisht të butë.
Forcimi i barrierës së lëkurës

Kompleksi i fuqishëm Bio-lipid rrit rimbushjen e lipideve dhe funksionimin e qetë të barrierës hidrolipide, duke ofruar mbrojtje efektive kundër thatësisë dhe acarimit.
Veprim pastrues dhe deodorues

Sistemi i patentuar i pastrimit dhe deodorimit të Pharmasept ofron efekte të provuara deodoruese afatgjata dhe pastrim të butë që respekton pH e lëkurës.

Aplikoni një sasi të mjaftueshme në lëkurë të lagur dhe lani butësisht. Më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të bollshëm.

Filtro
Produktet
3
Shporta
Kërko