Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Pharmasept – Heliodor Face & Body Sun Spray (SPF 50) Promo Pack
Çmimi origjinal qe: 3850 L.3465 LÇmimi i tanishëm është: 3465 L.
Përshkrimi i Produktit
Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Spray (SPF 50) Promo Pack
Mbroni lëkurën tuaj me Heliodor Face & Body Spray me një formulë të lehtë dhe të qëndrueshme ndaj ujit, ideale për fytyrën dhe trupin. Për një kujdes të plotë, përfitoni dhuratë Pharmasept Shower Cream (100ml), që prastron dhe hidraton butësisht lëkurën.
Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Spray (SPF 50)
Spraj dielli me mbrojtje të lartë SPF 50 për fytyrën dhe trupin. Me filtër 100% natyral oksid zinku, ZANO 20, në formë jo nano, që nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Ofron mbrojtje efektive me spektër të gjerë (UVA dhe UVB). Vepron menjëherë pas aplikimit, ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, nuk lë shenja të bardha, është ultra rezistent ndaj ujit dhe djersitjes.
Mbrojtja nga dielli e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër shumë i sigurtë edhe për lëkurën më të ndjeshme. Nuk përmban fitra kimike UV, dioksid titani, vaj mineral, parafinë, silikone, alkool, parabene, fenoksietanol.
Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme
I përshtatshëm gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies
Mund të përdoret dhe nga pacientë diabetikë
Karakteristikat e produktit
Veprim hidratues
Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 ofrojnë veprim hidratues, duke reduktuar humbjen transepidermale të ujit.
Veprim antioksidues dhe anti-age
Formula e pasuruar me vaj karrote e cila është e pasur me karotenoide, vitamina dhe elementë gjurmë, ofron një efekt antioksidant dhe anti-plakje në lëkurë, si dhe forcon mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira dhe stresi antioksidues.
100% formulim vajor
Formulimi i sprayt është me 100% vajra për përthithjen efektive të substancave të dobishme në lëkurë, duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe të hidratuar.
I sigurtë në rast inhalimi
Spray mbrojtës është testuar me sukses në testimin e matjes së grimcave Aerotrac II, për përdorim të sigurtë gjatë spërkatjes. Nuk ka absolutisht asnjë rrezik nëse thithet gjatë aplikimit.
Formula e biodegradueshme
Produktet e kujdesit ndaj diellit Heliodor kanë formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeanet tona.
Paketim ekologjik
Paketimi me spray është i përbërë nga polietileni 20% i ricikluar, në mënyrë që të zvogëlojë gjurmën tonë mjedisore.
Spruconi një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë dhe trup.
Pharmasept Hygienic Shower Cream
Formulë e projektuar posaçërisht, e pasuruar me ekstrakte me origjinë bimore dhe acide yndyrore, të cilat ruajnë lagështinë në shtresën e brendshme të lëkurës, duke kontribuar në mbrojtjen e lëkurës së thatë dhe të dehidratuar.
Me aromë druri sandali dhe bajame. Është i përshtatshëm për fytyrën, trupin dhe zonat intime. Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. Nuk përmabn sapun, paraben dhe silikon.
Hidratim intensiv
Ekstrakti i bimës shea dhe acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 ofrojnë hidratim dhe ushqim intensiv, duke e lënë lëkurën jashtëzakonisht të butë.
Forcimi i barrierës së lëkurës
Kompleksi i fuqishëm Bio-lipid rrit rimbushjen e lipideve dhe funksionimin e qetë të barrierës hidrolipide, duke ofruar mbrojtje efektive kundër thatësisë dhe acarimit.
Veprim pastrues dhe deodorues
Sistemi i patentuar i pastrimit dhe deodorimit të Pharmasept ofron efekte të provuara deodoruese afatgjata dhe pastrim të butë që respekton pH e lëkurës.
Aplikoni një sasi të mjaftueshme në lëkurë të lagur dhe lani butësisht. Më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të bollshëm.




