Pharmasept – Heliodor Face Sun Cream Tinted (SPF 50) Promo Pack

Çmimi origjinal qe: 5300 L.Çmimi i tanishëm është: 3180 L.

Përshkrimi i Produktit

Pharmacespt Heliodor Face Sun Cream Tinted (SPF 50) Promo Pack
Një set krijuar për t’i ofruar lëkurës suaj mbrojtje dhe kujdes të plotë. Përbëhet nga Pharmasept Heliodor (SPF 50) Tinted, për mbrojtje optimale nga dielli, dhe Heliodor Dry Oil për hidratim dhe shkëlqim natyral, të cilat vijnë në një çantë elegante për ruajtje. Një kombimin i përsososur i efektivitetit dhe elegances për një rutinë ideale të kujdesit përsonal.
Pharmasept Tinted Face Sun Cream (SPF 50)
Krem dielli me ngjyrë për fytyrën dhe qafën, me mbrojtje të lartë SPF 50. Me filtër 100% natyral të oksidit të zinkut, ZANO 20, në formë jo nano, që nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve të dëmshme (UVA, UVB, IR dhe dritës blu).

0% Filtra Kimike UV, dioksid titani, paraben, fetoksitanol, PEG.
Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme.
I përshtatshëm në  shtatëzani, gjidhënie dhe për diabetikët.

Karakteristikat 

Veprim hidratues dhe anti-age: Derivatet e farave me përmbajtje vajore për shkak të vetive ushqyese, në kombinim me acidin hialuronik, sigurojnë hidratim intensiv të lëkurës dhe veprojnë kundër plakjes së parakohshme.
Përforcues natyral i shkëlqimit: Kombinimi natyral i vajit të rrushit të zi dhe ekstrakteve të bozhures dhe rozmarinës, nxisin shkëlqimin natyral të lëkurës, ngadalësojnë shfaqjen e shenjave të plakjes së parakohshme dhe parandalojnë shfaqjen e njollave të hiperpigmentimi. Produkti është ideal për reduktimin e eritemës diellore pas ekspozimit në diell.
Mbulim natyral dhe efekt mat: Ky krem dielli me ngjyrë për fytyrën, ofron mbulim natyral nga pigmente me lecitinë natyrale, të certifikuar nga ECOCERT dhe një efekt matifikues si një pudër natyrale. Ideale për të gjitha fototipet e lëkurës.
Formula e biodegradueshme: Produktet e diellit Heliodor kanë formulë të biodegradueshme, e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeanet tona. Me formulën e biodegradueshme sigurojmë që lëndët e para të kthehen në natyrë pa lënë gjurmë që mjedisi nuk mund t’i menaxhojë vetë. Kështu, ne kontribuojmë në reduktimin e gjurmës sonë mjedisore.
Paketim Ekologjik: Tubetet e produkteve Heliodor kanë një origjinë organike prej kallamit të sheqerit dhe janë 100% të ricikluara. Letra e përdorur për kutitë Heliodor është e certifikuar.

Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell. Vepron menjëherë dhe kërkon një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë dhe qafë.
Pharmasept Heliodor After Sun Dry Oil
Vaji i thatë kombinon përmirësimin e nxirjes natyrale me hidratimin intensiv të lëkurës. Përbëhet nga një përzierje unike e vajrave bimorë, vitaminave dhe një peptid që rrit prodhimin e melaninës, e cila kontribuon në rigjenerimin e lëkurës nga rrezatimi UV dhe parandalon fotoplakjen, duke siguruar hidratim intensiv të lëkurës.
Formula e pasuruar me peptidin e patentuar që nxit prodhimin e melaninës, ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe përmirëson nxirjen natyrale. Përbërje e pasur, përthithet shpejt pa lënë mbetje yndyrore. Nuk përmban filtra kimikë DHA ose UV. Testuar dermatologjikisht në lëkurë sensitive nuk përmban vajra mineral, silikone, alkol.

Përmirëson nxirjen natyrale

Përbërja e tij unike e pasuruar me peptidin e patentuar biomimetik që nxit prodhimin e melaninës MelinOIL, kontribuon në restaurimin e lëkurës nga rrezatimi UV dhe redukton skuqjen. Për më tepër, nxitja e malaninës sjell një nxirje natyrale të njëtrajtshme dhe afatgjatë.
Hidratim intensiv

Kombinimi i vajit jojoba dhe vajit të kokosit, hidraton dhe ushqen thellësisht lëkurën, pas ekspozimit në diell.
Veprim anti-aging

Formula e pasuruar me vaj karrote, rrit shkëlqimin natyral të lëkurës dhe parandalon fotoplakjen.
Përthithje e shpejtë

Tekstura e lehtë dhe jo e yndyrshme e Heliodor Dry Oil përthithet shpejt, duke mos lënë mbetje të yndyrshme dhe duke e mbajtur lëkurën të butë.

Aplikojeni në fytyrë dhe trup duke e masazhuar lehtë, derisa të përthithet.

Filtro
Produktet
2
Shporta
Kërko