Transporti FALAS në Tiranë dhe për porosi mbi 3500 Lekë në gjithë Shqipërinë.
Pharmasept – Hygienic Intense Repair Balm
Çmimi origjinal qe: 1050 L.945 LÇmimi i tanishëm është: 945 L.
Balsam riparues intensiv për lëkurë të dehidratuar
Përshkrimi i Produktit
Pharmasept Hygienic Intense Repair Balm
Balsam riparues intensiv, i pasuruar me veprim zbutës dhe eksfoliues. Formulë e zhvilluar me 30% ure, ideale për pjesët jashtëzakonisht të thata dhe të dehidratuara të trupit, si thembra dhe bërryla.
Veprim eksfoliues
Urea hidraton, ndërsa kur përdoret në përqindje të larta (30%), kontribuon në eksfolimin natyral të lëkurës, duke nxitur rinovimin e qelizave të lëkurës dhe duke forcuar shtresën e jashtme të saj.
Veprim intensiv hidratues
Lanolinë me pastërti të lartë siguron hidratim shtesë, ndërsa acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 në kombinim me Gjalpin Shea dhe dyllin natyral të bletës, përmirësojnë dhe mbrojnë shtresën lipidike të lëkurës.
Veprim qetësues
Alantoina dhe Provitamina B5 ofrojnë një veprim të butë qetësues dhe përmirësojnë pamjen e shëndetshme të lëkurës.
I përshtatshëm edhe për diabetikët. Nuk përmban alergenë, paraben dhe silikone. Testuar dermatologjikisht.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni çdo ditë në pjesë të thata ose të dehidratuara të lëkurës, si thembra dhe brryla.
Vazhdoni me masazh të butë, derisa produkti të përthithet plotësisht dhe të krijohet një shtresë e hollë mbrojtëse.




