Pharmasept – Scalp Biome Soothing Shampoo

Çmimi origjinal qe: 1750 L.Çmimi i tanishëm është: 1575 L.

Përshkrimi i Produktit

Pharmasept Scalp Biome Soothing Shampoo
Shampo e gjeneratës së re me prebiotikë, për skalpin e ndjeshëm. Ofron veprim të butë pastrues dhe qetësues nga ndjenja e kruajtjes, duke kontribuar në kujdesin dhe lehtësimin e skalpit të ndjeshëm. Përbërje e pasuruar me ekstrakte botanike dhe agjentë prebiotikë, të cilët kontribuojnë në hidratimin dhe qetësimin e menjëhershëm të skalpit të kokës, duke minimizuar irritimet, në mënyrë natyrale.
Kontribuon në rivendosjen e ekuilibrit të mikrobiomës së kokës, për një ndjenjë lehtësimi. Ideale për mbrojtjen e ngjyrës natyrale të flokëve dhe të trajtuara me ngjyrues, si dhe për aplikim në flokë të trajtuar me keratinë. Reduktimi i acarimit i vërtetuar klinikisht me 65%, reduktimi i kruajtjes me 45% dhe reduktimi i skuqjes me 72%, pas 28 ditësh përdorimi. Nuk përmban sulfate , silikone, paraben apo ngjyrues artificialë.
Veprim qetësues

Polisakaridi natyral Fucogel siguron hidratim të menjëhershëm dhe qetësues për lëkurën e kokës, duke minimizuar irritimin. Në të njëjtën kohë, ekstrakti i tërshërës redukton skuqjen dhe ndjenjën e kruajtjes, duke kontribuar në frymëmarrjen e lëkurës së kokës.
Rivendosja e ekuilibrit të mikrobiomës

Faktorët prebiotikë të inulinës kontribuojnë në mënyrë aktive në balancimin e mikrobiomës së kokës dhe forcimin e barrierës epidermale.
Trajtimi i inflamacionit në mënyrë natyrale

Përbërja e tij ndihmon në trajtimin e inflamacionit të kokës në mënyrë natyrale, pa përdorimin e kimikateve të ashpra. Shampo është e përshtatshme edhe për përdorim të përditshëm, pasi nuk përmban përbërës kimikë dhe antimykotikë.
Pastrim i butë

Surfaktantët me origjinë bimore me shkallë irritimi shumë të ulët, ofrojnë një pastrim efektiv të flokëve, pa prishur ekuilibrin e skalpit.
Veprim zbutës i përmirësuar

Faktorët prebiotikë dhe kompleksi i përbërësve botanik, ndihmojnë në riparimin e skalpit dhe riparimin e flokëve, për flokë të butë dhe të shëndetshëm.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në flokë të lagur dhe masazhojeni butësisht. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, pasi produkti nuk përmban përbërës kimikë dhe antifungalë. Lëreni shampon të veprojë për 3 minuta dhe shpëlajeni me ujë. Rezultate të dukshme, pas 28 ditësh përdorimi sistematik.

Filtro
Produktet
5
Shporta
Kërko